Në Shkup nis “Shkolla për të Ardhme të Kujdesshme 2026”

Në Shkup më 10 shtator nis “Shkolla për të Ardhme të Kujdesshme 2026”, program artistik që trajton kujdesin, ekologjinë dhe solidaritetin. Programi do të zhvillohet deri më 12 shtator në disa lokacione në Shkup, transmeton Portalb.mk.

Hapja publike do të mbahet më 10 shtator, nga ora 19:00, në hapësirën socio-kulturore “Centar-Jadro”, ku do të hapet edhe ekspozita kolektive.

Më 11 dhe 12 shtator aktivitetet do të zhvillohen në Vodno, kopshtin komunitar “Bostanie”, lumin Vardar dhe Parkun e Qytetit, përmes shëtitjeve performative, vizitave dhe diskutimeve mbi çështjet ekologjike dhe sociale të Shkupit.

Programi organizohet n në kuadër të projektit SEEDS OF SOLIDARITY i iniciuar nga Ministria Federale Austriake për Çështjet Evropiane dhe Ndërkombëtare.

 

Ambasada e Austrisë në RMVKulturë lajmeRinia shqiptare