Në RMV, filloi pagesa e shtesës arsimore për periudhën e tretë matëse të vitit shkollor 2025/2026

Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve i njofton se filloi pagesa e shtesës arsimore për periudhën e tretë matëse të vitit shkollor 2025/2026, transmeton Portalb.mk.

Pagesa e shtesës arsimore bëhet në katër periudha matëse, përkatësisht:

  • për periudhën e parë matëse gjatë muajit dhjetor të vitit aktual kalendarik,
  •  për periudhën e dytë matëse gjatë muajit shkurt të vitit të ardhshëm kalendarik,
  • për periudhën e tretë matëse gjatë muajit maj në vitin aktual kalendarik dhe
  • për periudhën e katërt matëse, pagesa bëhet gjatë muajit korrik të vitit kalendarik aktual.

Kujtojmë se dje, pas vonesës disa ditore, filloi pagesa e të drejtave sociale, të fëmijëve dhe të mbrojtjes civile për muajin maj të këtij viti. Përfituesit e të drejtave monetare, të cilët posedojnë kartelë debitore do të mund të tërheqin para në bankomatet e bankave, t’i shfrytëzojnë mjetet për pagesa pa para të gatshme në rrjetin e shitjeve ose përmes bankave elektronike dhe atyre mobile, informoi Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH)Ministria e Politikës Sociale Demografisë dhe Rinisë (MPSDR)