Çmimet e benzinës dhe dizelit po rriten nga mesnata. Sipas vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, çmimi i EUROSUPER BS – 95 është rritur me 1.5 denarë dhe do të jetë 87.50 denarë, i EUROSUPER BS – 98 është rritur me 2 denarë dhe do të jetë 90 denarë, transmeton Portalb.mk.
Ka një rritje prej gjysmë denari për dizelin dhe çmimi nga mesnata do të jetë 87.50 denarë.
“Në këtë llogaritje, Komisioni Rregullator llogarit shumat referuese të akcizës për EUROSUPER BS-95, EUROSUPER BS-98 dhe EURODIZEL (D-E V), duke marrë parasysh skadimin e Vendimit për ndryshimin e Vendimit për përcaktimin e llojit të burimeve të energjisë, periudhën kohore dhe metodën e llogaritjes së akcizës”, thotë Komisioni Rregullator.