Në Maqedoninë e Veriut u regjistrua rritje e shpenzimeve në ndërtimtari, veçanërisht te rroga e punëtorëve

Në Maqedoninë e Veriut shpenzimet për ndërtimin e një objekti janë rritur në krahasim me vitin e kaluar, ashtu që rritje më e theksuar është regjistruar te shpenzimet për punëtorët, transmeton Portalb.mk.

“Në tremujorin e parë të vitit 2023, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, kostot e ndërtimit për objektet e reja për banim individual janë më të larta për 14.2 %, kostot për materiale për 7.2 % dhe kostot e punëtorëve për 30.6 %”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Shpenzimet për materiale gjatë ndërtimit të objekteve kanë shënuar ulje për 1.8 % në krahasim me tremujorin e katër të vitit të kaluar, derisa shpenzimet për punëtorët kanë shënuar përsëri rritje për 4.6 %.

“Indekset e kostos së ndërtimit për objektet e reja të banimit individual kanë për qëllim shqyrtimin ose monitorimin e kostove të ndërmarra nga kompanitë e ndërtimit në procesin e ndërtimit të objekteve të reja për banim individual”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

 

Ekonomia e shtetit - Lajme ekonomiEnti Shtetëror i Statistikave RMV (ESHS)Legalizim i ndërtimeve pa leje - ilegaleLigji për ndërtime pa leje - ilegaleNdërtime pa leje - ilegaleNdërtimtariPunëtor(e) PunëTë drejtat e punëtorëve
Comments (2)
Add Comment