Ministria për Administratë dhe Shoqëri Informatikë së bashku me Institutin për Politika Publike “Arbën Xhaferi” paralajmërojnë zbatimin e projektit evropian “Trakeri i përfaqësimit të drejtë dhe adekuat”, projekt që do të tregon përfaqësimin etnik dhe gjinor në administratën e Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.
“22 vjet pas Marrëveshjes së Ohrit, për herë të parë në Maqedoninë e Veriut, Trakeri i përfaqësimit të drejtë dhe adekuat do të sistematizojë në një faqe të vetme në internet, gjendjen e përfaqësimit etnik dhe gjinor në të gjitha institucionet qendrore, si në terma absolut ashtu edhe sa u përket pozitave udhëheqëse”, paralajmërojnë nga ky Institut.
Ata theksojnë që ky projekt do të vlerëson prej 1 deri në 10 çdo institucion varësisht nga përfaqësimi që kanë realizuar.
“Projektit “Trakeri i përfaqësimit të drejtë dhe adekuat” financohet nga Bashkimi Evropian në kuadër të programit Asistencë teknike për përmirësimin e mjedisit të favorshëm për organizatat e shoqërisë civile në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, bëjnë të ditur nga IPP “Arbën Xhaferi”.
[…] dhe Instituti për Politika Publike “Arbën Xhaferi” pritet që ta lëshojë në përdorim “Trakerin e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat” i cili do të tregojë përfaqësimin etnik dhe gjinor në administratën e Maqedonisë së […]
[…] […]