Mund të votohet edhe për president dhe për deputetë të RMV-së, ose vetëm për njërën?

Sipas procedurës së konfirmuar nga KSHZ-ja, Këshilli zgjedhor detyrimisht e pyet votuesit se nëse dëshiron të votojë për të dy llojet e zgjedhjeve ose dëshiron të votojë vetëm për njërin lloj të zgjedhjeve, gjegjësisht se nëse dëshiron të votojë për presidenciale ose për parlamentaret ose për të dyja zgjedhjet njëherazi. Pastaj, ua shpjegon mënyrën e votimit dhe u mundëson votuesve të votojnë, njofton Portalb.mk.

Votuesi vetëm një herë mund të paraqitet në vendvotim për realizim të së drejtës së tij të votimit. Pastaj, votuesi e tregon dokumentin për identifikim personal, letërnjoftim ose dokument udhëtimit të vlefshëm, gjegjësisht për zgjedhjet presidenciale letërnjoftim ose dokument udhëtimi vlefshmëria e së cilës ka skaduar nga 24 korriku i vitit 2023 deri më 24 prill të vitit 2024, ndërsa për parlamentare votuesi do të mund të votojë me letërnjoftim ose me dokument udhëtimi vlefshmëria e së cilës ka skaduar në periudhën nga 8 gushti i vitit 2023 deri më 8 maj të vitit 2024.

Votuesi merr dy fletëvotime në qoftë se vendos që të votojë për të dy llojet e zgjedhjeve ose një fletëvotim për zgjedhjet për të cilat ka vendosur të votojë dhe nënshkruhet në certifikatën e Listës zgjedhore.

Votuesi voton vetëm fshehtë pas paravanit të votimit. Votuesi e realizon votimin në atë mënyrë që e rrethon numrin rendor para titullit, emrit të listës ose numrin rendot të kandidatit me stilolaps me ngjyrë të kaltër. Fletëvotimin e palosur e vendos në kutinë e votimit përkatës, për shkak se ka zgjedhje të dyfishta në secilin vendvotim do të ketë dy kuti votimi të shlnuara. Pastaj, çdo votues qëndron në vendvotim për aq kohë sa i nevojitet që ta realizojë të drejtën e tij të votës pa bërë ndonjë ngecje në vendvotim. Në fund, votuesi e mer dokumentin për identifikm personal dhe largohet nga vendvotimi.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve RMV (KSHZ)Zgjedhje parlamentare RMV 2024Zgjedhje presidenciale RMV 2024