Ndalimi i lëvizjes në pyjet dhe tokën pyjore të Maqedonisë së Veriut është zgjatu deri më 30 shtator. Ky është vendimi i fundit i Ministrisë për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonominë e Ujërave, transmeton Portalb.mk.
“Ndalimi i lëvizjes në pyje dhe tokë pyjore zgjatet deri më 30 shtator 2025 dhe u bën thirrje qytetarëve për kujdes të veçantë me qëllim parandalimin e zjarreve në hapësira të hapura”, raportoi Ministria për Arsim dhe Shkencë.
Ministria përkujtoi se qytetarët që do të kapen duke lëvizur në këto hapësira do të dënohen nga 1 500 deri 2000 euro, në bazë të nenit 106 nga Ligji për Pyjet.
Ata vlerësojnë se rreziku nga shfaqja e zjarreve në hapësira publike nuk është zvogëluar, ndërsa ky vendim është një masë parandaluese që do të ndihmon në mbrojtjen dhe ruajtjen e pyjeve.
Kujtojmë se për shkak të zjarreve, në Maqedoninë e Veriut ishte e ndaluar lëvizja në pyje nga 1 korriku.
Në vitin 2024, 126 zjarre pyjore dogjën mbi 94.000 hektarë në Maqedoni, që është pothuajse aq sa dhjetë vitet e mëparshme së bashku, sipas të dhënave nga Sistemi Evropian i Informacionit për Zjarret në Pyje (EFFIS).