Mjeku Darko Vasilevski e ndërpreu grevën e urisë: Bisedova me dekanin dhe kuptova se po luftoj si Don Kishoti me mullinjtë e erës

Mjeku Darko Vasilevski pas gjashtë ditësh e ndërpreu grevën e urisë para dekanatit të Fakultetit të Mjekësisë, pasi, siç shkroi në Facebook, bisedoi me dekanin, profesor doktor Svetozar Antoviq, dhe kuptoi se “po lufton si Don Kishoti me mullinjtë e erës“ dhe se “ka pritshmëri shumë të mëdha nga institucionet”, transmeton Portalb.mk.

“Për gati një javë, pothuajse askush nuk mori guximin të më pyeste si jam, të kërkonte zgjidhje apo të më ofronte një bisedë konkrete. Madje edhe nga kolegët mjekë, prej të cilëve prisja, nëse jo mbështetje, të paktën ndonjë fjalë inkurajuese, u paraqita si jopunëtor, ndërsa ata publikuan të dhënat e mia personale në përpjekje për të më diskredituar. Ju falënderoj për të gjitha kokat e ulura. Në asnjë moment nuk pendohem që e ngrita zërin, që vetë u përpoqa të luftoja për veten, që u përpoqa t’u jap fund padrejtësive. Shpresoja se rasti im do të ishte një mësim se si nuk duhet të veprohet në të ardhmen, se secilit duhet t’i jepet një mundësi, në mënyrë të drejtë, dhe jo të numërohen vitet apo të tërhiqen lidhje“, shkroi ai.

Vasilevski e përfundoi grevën e urisë pas gjashtë ditësh, me shëndet paksa të dëmtuar, por, siç thotë, krenar për veten që qëndroi deri në fund dhe nuk hëngri asnjë kafshatë.

Ai hyri në grevë urie pasi ishte refuzuar në tre konkurse për pranim në fakultet, për të cilat, siç thotë ai, arsyeja ishte mosha e tij 45-vjeçare. Nga Fakulteti i Mjekësisë deklaruan se mosha nuk kishte luajtur asnjë rol, pasi kandidatët e pranuar kishin mesatare më të lartë se Vasilevski.

“Të paktën e bëra të dukshme padrejtësinë me të cilën përballen profesionistët e mjekësisë në vendin tonë, të cilët nuk kanë emër të njohur, mbështetje apo, në rastin tim, janë në moshë më të madhe. Shpresoj se ky veprim i imi do të jetë nxitje që në të ardhmen të flitet shumë më tepër dhe shumë më zëshëm. Sot, pas gjashtë ditësh, më në fund për herë të parë më vizitoi një koleg, mik, mjek, i cili më ofroi mbështetjen e tij dhe për këtë do t’i jem mirënjohës përgjithmonë. Jam mirënjohës ndaj publikut, njerëzve që nuk i njoh, të cilët erdhën të më ofronin ndihmë ose përmes mesazheve publikisht qëndruan në anën time dhe më dhanë shpresë se kjo betejë e imja nuk do të përfundonte në mënyrë të palavdishme.

Për gati një javë, pothuajse askush nuk mori guximin të më pyeste si jam, të kërkonte zgjidhje apo të më ofronte një bisedë konkrete. Madje edhe nga kolegët mjekë, prej të cilëve prisja, nëse jo mbështetje, të paktën ndonjë fjalë inkurajuese, u paraqita si jopunëtor, ndërsa ata publikuan të dhënat e mia personale në përpjekje për të më diskredituar. Ju falënderoj për të gjitha kokat e ulura. Në asnjë moment nuk pendohem që e ngrita zërin, që vetë u përpoqa të luftoja për veten, që u përpoqa t’u jap fund padrejtësive. Shpresoja se rasti im do të ishte një mësim se si nuk duhet të veprohet në të ardhmen, se secilit duhet t’i jepet një mundësi, në mënyrë të drejtë, dhe jo të numërohen vitet apo të tërhiqen lidhje”, shkroi mjeku.

Ai shtoi se edhe më tej do të vazhdojë të jetojë për mjekësinë, të përparojë profesionalisht, të edukohet, të përsosë njohuritë dhe përvojën e tij dhe se do t’i mbetet i përkushtuar asaj që gjithmonë ka qenë më e rëndësishmja për të – të jetë një mjek i mirë.

“Procedura e drejtë dhe transparente do të jetë objekt shqyrtimi para organeve kompetente të inspektimit dhe gjyqësore. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen, ndërsa unë edhe më tej do të vazhdoj të luftoj me mullinjtë e erës, nuk di si ndryshe!”, shkroi ai.

GrevaMjekësi Mjek(e) Doktor