Aktualisht, në vend janë aktivë dy zjarre, ndërsa tre janë vënë nën kontroll, njoftoi sot Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK). Në 24 orët e fundit, deri në orën 8:00 të mëngjesit të sotëm, në territorin e vendit janë regjistruar gjithsej 18 zjarre në hapësirë të hapur, nga të cilat 13 janë shuar plotësisht, transmeton Portalb.mk.
Zjarre aktive ka në komunat Dollnen dhe Likovë.
Në Komunën e Dollnenit, në zonën e fshatrave Crnilishtë dhe Dollgaec, digjet bimësi e ulët. Në Likovë, ndërkohë, në rajonin e fshatit Nikushtak, digjet pyll i përzier.
Sipas QMK-së, zjarret në komunat Gjevgjeli, Makedonski Brod dhe Gazi Baba janë vënë nën kontroll. Në Gjevgjeli, bëhet fjalë për në malin Kozhuf, në Makedonski Brod, një pyll i përzier i djegur ende digjet në zonën shumëfunksionale “Jasen”, ndërsa në Gazi Babë, zjarri është në një deponi mbeturinash që digjet në “Vardarishte”.
Zjarret që u shuan ishin në territoret e komunave Haraçinë, Vallandovë, Dellçevë, Ilinden, Kavadar, Kumanovë, Likovë, Radovish, Shën Nikollë, Çeshinovë-Obleshevë, si dhe tre në zonën e Komunës së Strugës.
Kujtojmë se përshkak të zjarreve në Maqedoni ishte e ndaluar lëvizja në pyje nga 1 korriku e deri në fund të gushtit.
Në seancën e 7 gushtit, Qeveria e Maqedonisë së Veriut zgjati gjendjen e jashtëzakonshme për 30 ditë. Madje, në vitin 2024, 126 zjarre pyjore dogjën mbi 94.000 hektarë në Maqedoni, që është pothuajse aq sa dhjetë vitet e mëparshme së bashku, sipas të dhënave nga Sistemi Evropian i Informacionit për Zjarret në Pyje (EFFIS).