Më shumë punësime dhe dënime, për përmirësimin e gjendjes alarmante me mbeturinat në Gostivar, premtoi Ademi

Kandidati për kryetar në Komunën e Gostivarit, Visar Ademi, sot ka shpalosur zgjidhjen për problemi e mbeturinave në këtë komunë, duke theksuar se ndërmarrje komunale që merret me këtë çështje është e përfshirë në borxhe, transmeton Portalb.mk.

“Sipas të dhënave të grumbulluara, borxhi i NP Komunalec ka arritur mbi 11,000,000 euro, ndërsa punëtorët e pastrimit paguhen vetëm 24,000 MKD dhe punojnë pa sigurim shëndetësor dhe pensional, duke vështirësuar funksionimin e shërbimeve publike dhe mirëmbajtjen e pastërtisë në qytet”, deklaroi Ademi.

Ai premtoi se çdo ditë do të pastrohen qyteti e fshatrat e Gostivarit, duke premtuar se në këtë mënyrë do të largohen të gjithë deponitë ilegale.

Në programin e tij janë përfshirë më shumë investime në kamion dhe pajisje moderne, punësime shtesë, kontejnerë nëntokësor dhe kamera për mbikëqyrje dhe ndëshkimin e ndotësve.

“Gjoba efektive: nga 500 denarë për shkeljet e vogla deri në miliona për ndotësit industrialë. Çdo denar nga gjobat shkon vetëm për mirëmbajtjen e sistemit të pastrimit”, paralajmëroi Ademi, duke premtuar edhe shfrytëzimin e fondeve ndërkombëtare për projekte të qëndrueshme.

Deponi ilegaleDeponi rajonaleDeponia DrisllaDeponia Rusino - RusinëEkologjiGostivariKomuna e GostivaritNdotja e tokës mbeturina