Mbi një vit e gjysmë pas shfuqizimit të Balancuesit, Qeveria e RMV-së miratoi Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar sot Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, duke i dhënë fund një procesi të gjatë dhe të shoqëruar me vonesa e pasiguri politike. Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, në konferencë për media deklaroi se ligji tashmë e ngre parimin e përfaqësimit të drejtë nga nivel kushtetues në detyrim të drejtpërdrejtë ligjor për të gjitha institucionet shtetërore. Portalb.mk i është drejtuar Qeverisë me kërkesë për qasje në ligjin si dokument, por deri në momentin e publikimit nuk ka marrë përgjigje.

“Siç u tha, sot Qeveria e miratoi Ligjin për përfaqësimtë drejtë dhe adekuat, duke përmbyllur një proces tërëndësishëm që ka kaluar në disa faza dhe që ështëndërtuar me kujdes, edhe pas opinionit të Komisionit të Venedikut. Parimi kushtetues I perfaqesimit te drejte dhe adekuatngrihet ne nivel te materjes ligjore dhe si I tilleobligativ per te gjitha institucionet shteterore. Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimine balancuesit, u bë edhe më e qartë se shteti nuk mundtë vazhdojë më me zgjidhje të pjesshme apo me mekanizma të përkohshëm. Duhej ligj. Dhe sot, pas gjithë këtij procesi, ne kemi një ligj të tillë. Ajo që sjell ky ligj është se për herë të parë, përfaqësimi i drejtë dhe adekuat nuk mbetet vetëmparim i përgjithshëm, por bëhet detyrim i ligjor përinstitucionet. Pra, kemi ligj”, tha Sali.

Ligji parashikon krijimin e një trupi koordinues, i cili do të monitorojë dhe garantojë zbatimin e përfaqësimit të drejtë në praktikë. Gjithashtu, brenda gjashtë muajve nga miratimi, institucionet do të duhet të harmonizojnë legjislacionin përkatës dhe të miratojnë aktet nënligjore për zbatimin e tij.

Sali theksoi se ligji është hartuar dhe përpunuar në përputhje me rekomandimet e Komisioni i Venecias, duke kaluar një filtër të rëndësishëm juridik ndërkombëtar.

“Ajo që sjell ky ligj është se për herë të parë, përfaqësimi i drejtë dhe adekuat nuk mbetet vetëm parim i përgjithshëm, por bëhet detyrim i ligjor për institucionet. Pra, kemi ligj. Po ashtu, ligji vendos mekanizma konkretë për zbatimin e tij, respektivisht behet avancim i dukshëm i përfaqësimit te drejte dhe adekuat. Ligji parasheh krijimin e Trupit koordinues për ndjekjen e përfaqësimit te drejte dhe adekuat me vendim te Qeverise. Ky trup do ta ndjekë, monitorojë dhe garantojë zbatimin e ligjit në praktikë. Kjo është shumë e rëndësishme, sepse pa një hallkë të tillë përgjegjësie, çdo ligj rrezikon të mbetet formal. Njëkohësisht, ligji parashikon qe ne afat prej 6 muajve pas miratimit te ligjit te behet harmonizimi I legjislacionit përkatës dhe te aprovohen aktet nenligjore ku do te rregullohen detajet e implementimit te ligjit. E gjithë kjo do te mundësoj që kjo çështje të mos mbetet e izoluar vetëm në një tekst, por të reflektohet në gjithë sistemin institucional”, tha Sali.

Një nga synimet kryesore, sipas Sali, të kësaj zgjidhjeje është edhe mbyllja e hapësirës për paqartësi, “improvizime dhe keqpërdorime që në të kaluarën kanë prodhuar probleme dhe mosbesim. Pra, po vendoset një qasje më e qartë, e kontrollueshme dhe më serioze”.

“VLEN te theksoj se ky ligj e mban vulën e Komisionit te Venecias. I njëjti  është përpunuar dhe harmonizuar pas mendimit pozitiv dhe rekomandimeve të te njejtit komision. Kjo do të thotë se sot nuk kemi një tekst të sjellë me ngut, por një zgjidhje që ka kaluar filtër serioz juridik, institucional”, tha Sali.

Miratimi i sotëm vjen pas më shumë se dy vitesh pritjeje dhe paqartësish rreth afateve.  Disa ditë më herët, kreu i Tetovës dhe një nga liderët e VLEN-it, Bilall Kasami, kishte deklaruar se nuk mund të jepte një afat konkret për miratimin e ligjit, duke theksuar nevojën për kujdes pas përvojave me kontestimet në Gjykatën Kushtetuese.

Edhe kryeministri Hristijan Mickoski kishte premtuar se ligji do të dërgohej “së shpejti” në Kuvend, pa specifikuar datë.

Ndërkohë, mungesa e përfaqësimit adekuat ka nxitur reagime të shumta. Elfete Ismaili ka ngritur shqetësime për përjashtimin e shqiptarëve nga institucionet e sigurisë, duke përmendur raste konkrete të mungesës së tyre në përzgjedhje për oficerë dhe në misione diplomatike ushtarake.

Ajo e cilësoi këtë si një “qasje sistematike”, duke theksuar se nuk bëhet fjalë për meritë, por për mungesë balance dhe respektimi të karakterit multietnik të shtetit.

Pas miratimit në Qeveri, ligji do të procedohet në Kuvend, ku pritet debat parlamentar. Megjithatë, opozita shqiptare, përfshirë BDI-në, ka shprehur rezerva, duke vlerësuar se ligji nuk përmban mekanizma të mjaftueshëm ndëshkues dhe mund të mbetet në nivel rekomandimi.

Sipas BDI-së, ligji nuk është i formuluar mirë dhe nuk duhet të miratohet.

Në Maqedoninë e Veriut për mbi dy vite nuk ka zgjidhje ligjore që garanton përfaqësim të drejtë dhe adekuat të qytetarëve gjatë punësimit të tyre në institucionet shtetërore.

Kjo pasi Gjykata Kushtetuese e RMV-së më 9 tetor 2024 me shumicë votash e shfuqizoi Balancuesin i cili ka rregulluar përfaqësimin e drejtë të komuniteteve në administratën shtetërore.

Balancuesi u shfuqizua pas nismës nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit sepse, sipas tyre, me të bëheshin abuzime gjatë punësimit.

Bekim SaliKomisioni i VenedikutLigji për përfaqësim të drejtë - Balancuesi