Ekipet mobile të Drejtorisë së Doganave të Maqedonisë kanë parandaluar tentimin për futjen e paligjshme të 200 mijë eurove të padeklaruara në vend, pasi një shtetas hungarez, gjatë hyrjes në vend në pikën kufitare Tabanoc, nuk i kishte deklaruar paratë te zyrtarët doganorë, transmeton Portalb.mk.
Automjeti është përzgjedhur për kontroll nga ekipi mobil për shkak të dyshimeve, ndërsa gjatë kontrollit të detajuar, në një çantë mes marsheve është gjetur një çantë e zezë prej pëlhure me 65 mijë euro.
Gjatë kontrollit të mëtejshëm, në një çantë shpine në sediljen e pasme është gjetur një çantë e vogël e zezë, e mbuluar me një kompjuter, në të cilën kishte 37.650 euro. Në një valixhe tjetër, mes rrobave, është gjetur një çantë e zezë me 97.350 euro.
Nga 200 mijë eurot e padeklaruara, pasagjerit i janë kthyer 10 mijë euro, në përputhje me Ligjin për Operacionet Valutore, ndërsa 190 mijë eurot e tjera janë mbajtur me vërtetim për mbajtjen e mjeteve financiare.
Kundër personit është paraqitur kallëzim përkatës për kundërvajtje.