Në lidhje me tragjedinë që ndodhi në diskotekën në Koçan, qytetarët përsëri do të protestojnë sot në orët e pasdites. Marshi do të fillojë prej orës 18:05, transmeton Portalb.mk.
Marshi është organizuar përsëri nga shoqata “16 mars 2025 Koçan”.
Ky është marshi i gjashtëmbëdhjetë me radhë, i njohur si “Marshi i engjëjve”. Përmes këtij marshi protestues kërkohet drejtësi për tragjedinë ku humbën jetën dhjetëra qytetarë kryesisht të rinj.
Marshi do të fillojë prej parkut të revolucionit.
Zjarri në Koçan shpërtheu natën e 15-16 marsit, duke rezultuar me 62 viktima dhe duke plagosur pothuajse 200 të tjerë. Prokuroria ka ngritur akuza kundër 34 personave të cilët, nëpërmjet veprimeve ose mosveprimeve të tyre brenda sistemit, shkaktuan katastrofën. Aktakuza përfshin gjithashtu tre kompanitë e pronarit të diskotekës, i cili është i pandehuri kryesor.
- LEXO: Aksion gueril i nismës Kush e ka radhën: Kur Komisioni Mbikëqyrës?
- LEXO: Aktakuzë për zjarrin në diskotekën ‘Puls’ të Koçanit: 13 vite lëshime dhe ryshfet prej 3.600 eurosh
- LEXO: Lënda e rastit “Puls” kaloi në Prokurorinë e Shkupit
- LEXO: Tragjedi në Koçan: 62 të vdekur dhe mbi 150 të lënduar nga zjarri në një diskotekë, viktimat janë të rinj