Në Maqedoni po lindin gjithnjë e më pak fëmijë. Të dhënat e fundit demografike tregojnë se vitin e kaluar kanë lindur rreth 15.500 foshnje, që është pothuajse 30 përqind më pak se dhjetë vjet më parë, raporton Kolegium, transmeton Portalb.mk.
Gjithashtu shqetësuese është shkalla e ulët e fertilitetit prej 1.44 fëmijësh për grua, gjë që tregon se popullsia po plaket dhe nuk po ripërtërihet.
Ekspertët theksojnë pasigurinë ekonomike, emigrimin e të rinjve dhe vonesën në formimin e familjes si arsyet kryesore. Ata paralajmërojnë se nëse nuk merren masa të përshtatshme, vendi mund të përballet me pasoja të rënda demografike dhe ekonomike.
Përndryshe, në Maqedoninë e Veriut numri i lindjeve nuk është i shpërndarë në baraspeshë në të gjithë rajonet, pasi në zonat urbane ka60.2 përqind të lindjeve, ndërsa në rajonin e Shkupit ka 41.6 përqind, ndërsa në rajonin e Lindjes vetëm 6.1 përqind.
“Shtimi natyror i popullsisë është negative dhe në zonat urbane me -3 367 banorë, kurse në zonat rurale -1 070 banorë”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.
Në zona urbane ka 9 535 lindje, ndërkohë janë regjistruar 12 902 vdekje. Në të njëjtën kohë, në zona rurale ka 6 315 lindje e 7 385 vdekje.