Maqedonia e Veriut me këta shtete kryen më së shumti shkëmbim tregtar

Maqedonia e Veriut ka shënuar rritje të eksportit dhe importit në krahasim me vitin e kaluar, ndërkohë më shumë se gjysma e shteteve me të cilët kryen shkëmbim tregtar janë nga Bashkimi Evropian, transmeton Portalb.mk.

“Vendet anëtare të Bashkimit Evropian marrin pjesë me 58.7% në vëllimin e përgjithshëm të këmbimit”, raporton Enti Shtetëror i Statistikave, duke theksuar se në muajin korrik ka pasur eksport 741 milionë euro, ndërsa importi 1 miliardë euro.

Mbulimi i importit me eksport arrin 68.5 përqind, duke regjistruar deficit prej 341 milionë euro.

“Në periudhën janar–korrik 2026, sipas vëllimit të përgjithshëm të tregtisë së jashtme, pjesa më e madhe e tregtisë është realizuar me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Kinën, Greqinë dhe Serbinë, të cilat përbëjnë 49.4% të vëllimit të përgjithshëm të këmbimit”, raportoi Enti.

DoganimDrejtoria e doganave RMVEksportImport