Maqedonia e Veriut ka kryer shkëmbim tregtar më së shumti me këta shtete

Në Maqedoninë e Veriut në pesëmujorin e parë të këtij viti kemi deficit tregtar prej 1.4 miliard euro për shkak dallimit tregtar ndërmjet importit dhe eksportit. Rreth gjysma e shkëmbimit tregtar është kryer me Gjermaninë, Britaninë, Kinën, Greqinë dhe Serbinë, transmeton Portalb.mk.

Eksporti i mallrave ka shënuar rritje për 5.7 përqind, ndërkohë importi rritje për 5.91 përqind, krahasuar me pesëmujorin e njëjtë të vitit paraprak.

“Këmbimi tregtar sipas produkteve sipas Klasifikimi Standard i Tregtisë Ndërkombëtare tregon se pjesëmarrja më e madhe e eksportit është: katalizatorët e mbajtësve me metale të çmuara ose përbërjet e tyre, grupe telash ndezës dhe të ngjashme, për automjete, aeroplanë ose anije, pjesët e ulëseve nga nëngrupi 821.1 i katalizatorë të tjerë të mbajtësve”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Në pesë muajt e parë kemi eksport për 3.5 miliardë euro, ndërsa import për 4.9 miliardë euro. Vendet e BE-së marrin pjesë me 58.2 përqind në shkëmbimin tregtar.

“Në import më shumë janë të përfaqësuara: platini dhe lidhjet e platinës, të papërpunuara ose në formë pluhuri; metalet e tjera të grupit të platinës dhe lidhjet e tyre, të papërpunuara ose në formë pluhuri; vajrat e naftës dhe vajrat e përfituara nga mineralet bituminoze (me përjashtim të atyre të papërpunuara); si dhe automjete të tjera motorike për transportin e udhëtarëve”, raportoi Enti.

DoganimEksportImportTregtar(e) Tregti