Policia e RMV-së e arrestoi 49 vjeçari pasi po lëvizte me veturë 163 km/h në vendin ku lejohet vetëm 80 km/h

Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar një 49 vjeçar nën dyshimet se ka kryer veprën penale e dënueshme në bazë të nenit 297 nga Kodin Penal, transmeton Portalb.mk.

“Në kalimin kufitar në Tabanoc, në dalje të shtetit, punonjësit e policisë e kanë arrestuar 49 vjeçarin H.V.S. nga Rumania, pasi gjatë kontrollit të veturës në sistemin “Qyteti i Sigurt”, u regjistruar si kryerës i veprës penale”, raporton Policia.

Ai në autostradën afër Demir Kapisë kishte lëvizur me shpejtësi 163 kilometra në orë, në rrugën ku shpejtësia e lejuar maksimale është 80 kilometra në orë.

Aksident trafiku rrugor (veturë motor biçikletë bus)Kufiri në TabanovcMinistria e Punëve të Brendshme (MPB)Policia e Maqedonisë së VeriutQyteti i Sigurt safe cityVetura - Automjet - Automobil