Lista e kandidatëve për deputetë të Frontit Evropian

Fronti Evropian i udhëhequr nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dhe që përbëhet nga Partia Demokratike Shqiptare, Aleanca për Shqiptarët (Ziadin Sela), Lëvizja Populli, Partia Demokratike Europiane, Partia Demokratike Turke Unioni i Romëve, Lëvizja e Turqve të Maqedonisë për Drejtësi dhe Demokraci, Unioni Demokratik Boshnjak) në zgjedhjet parlamentare të majit do të garojë në të gjitha zonat zgjedhore të Maqedonisë së Veriut, Portalb.mk siguroi listat e plota të kandidatëve për deputetë.

Në zonën e parë bartës liste është Blerim Bexheti, në zonën e dytë Sadulla Duraku, në zonën e tretë Sulejman Baki, në zonën e katërt Enver Husejin, në zonën e pestë Ziadin Sela dhe në zonën e gjashtë Ali Ahmeti.

Lista e kandidatëve për deputetë nga Fronti Evropian. Infografik: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Në të gjashtë zonat zgjedhore do të garojë edhe koalicioni opozitar i partive shqiptare ‘Lidhja Evropiane për Ndryshim’ (LEN) që përbëhet nga Lëvizja Besa, Aleanca për Shqiptarët (Arben Taravari), Alternativa, Lëvizja Demokratike, Lëvizja Vetëvendosje.

Partitë maqedonase, LSDM-ja dhe VRMO-DPMNE-ja tani më kanë publikuar edhe listat e kandidatëve për deputetë në koalicionet e tyre.

Ndërkohë pritet që Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve të konfirmojë listat.

Në zgjedhjet parlamentare garojnë gjithsej 17 parti dhe koalicione.

Në Listën zgjedhore për zgjedhjet parlamentare janë regjistruar 1.815.350 zgjedhës.

Zgjedhjet parlamentare do të mbahen me 8 maj, ndërsa fushata do të fillojë me 18 prill dhe do të zgjasë deri me 6 maj.

Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) Fronti EvropianAleanca për Shqiptarët (ASH)Ali AhmetiArjanit HoxhaBashkimi Demokratik për Integrim (BDI)Lëvizja PopulliMenduh ThaçiPartia Demokratike EvropianePartia Demokratike Shqiptare (PDSH)RomëtSkender Rexhepi ZejdTurqiaZgjedhje parlamentare RMV 2024Ziadin Sela
Comments (1)
Add Comment
  • • LIDERI

    […] e votave të përpunuara në Njësinë Zgjedhore 6, shpërndarja e mandateve është në favor të Frontit Evropian të udhëhequr nga BDI. Ali Ahmeti i solli 9 mandate koalicionit, ndërsa Bilall Kasami […]