KRRE me çmime të reja, ja cilat derivate do të pësojnë ndryshime

Çmimet e benzinës dhe naftës mbeten të pandryshuara nga mesnata, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE). Sipas vendimit, çmim të ri, më të lartë do të ketë mazuti, transmeton Portalb.mk.

Kjo do të thotë se çmimi me pakicë i benzinës Eurosuper BS-95 mbetet 98,50 denarë për litër, ndërsa Eurosuper BS-98 do të shitet me çmim prej 100,50 denarësh për litër. Edhe nafta do të vazhdojë të shitet me çmimin prej 97 denarësh për litër edhe për një javë.

I pandryshuar mbetet edhe çmimi i vajit ekstra të lehtë për amvisëri, i cili do të shitet me çmim prej 108,50 denarësh për litër.

Nga mesnata, çmimi i mazutit rritet për 2,145 denarë për kilogram dhe do të shitet për 51,742 denarë.

Javën e kaluar, KRRE-ja mori vendim për uljen e çmimeve të karburanteve, përkatësisht të benzinës për 1,5 denarë dhe të dizelit për 3 denarë për litër. Çmime më të ulëta patën edhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri dhe mazuti.

BenzinaÇmimi i benzinësÇmimi i naftësDizelKomisioni Rregullator për Energji (KRRE)Nafta