Komisionerja Marta Kos nesër do të jetë për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut

Komisionerja për zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos, nesër do të jetë për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, ku do të takohet edhe me kryeministrin dhe kryeparlamentarin, transmeton Portalb.mk.

Në këtë vizitë ajo pritet të zhvillojë takim me kryeministrin Hristijan Mickoski, kryetarin e Kuvendit të RMV-së, Afrim Gashin, ndërsa i shoqëruar me zëvendëskryeministrin Bekim Sali dhe ministren e arsimit, Vesna Janevska, do të vizitojnë konviktin studentor “Shën Naumi”, konvikt i rikonstruktuar me mjetet e BE-së.

Maqedonia e Veriut mbetet e ngujuar në rrugëtimin drejt BE-së, shkaku i kontestit me Bullgarinë fqinje. RMV duhet t’i bëjë ndryshimet kushtetuese për të vazhduar rrugën drejt BE-së. Ndryshimi kushtetutës përfshin shtimin e bullgarëve dhe etnive tjera në Kushtetutë. Ndryshimi kërkon shumicë prej dy të tretash dhe negociatat me BE-në nuk do të fillojnë derisa të bëhen këto ndryshime. Qeveria aktuale në Shkup ka deklaruar se nuk do t’i bëjë këto ndryshime.

Me kusht të ndryshimi të Kushtetutës, Maqedonia e Veriut më 19 korrik të vitit 2022 i filloi bisedimet qasëse me BE-në me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, pas miratimit të propozimit francez të cilin Maqedonia e Veriut e miratoi më 16 korrik 2022. Propozimi atë kohë u votua në parlament pa pjesëmarrjen e opozitës së atëhershme e cila tani është në pushtet.

Bashkimi Evropian (BE)BE Fonde - ParaEurointegrime Negociata RMV-BEMarta Kos