Mijëra qytetarë sonte përsëri janë mbledhur në sheshin e Koçanit, duke kërkuar përgjegjësi për tragjedinë në diskotekën “Puls”, ku kanë humbur jetën 59 të rinjtë, raporton TRN, përcjell Portalb.mk.
Protestuesit deklaruan që drejtësia patjetër duhet të ketë emër dhe mbiemër, duke theksuar se pa llogaridhënie të qartë, sistemi nuk do të ndryshojë, as nuk do të kthehet besimi te qytetarët.
Gjithashtu, dërguan mesazh deri të Ministria për Punë të Brendshme që të ndërpresin, siç thonë, frikësimin përmes kallëzimeve të sajuara, duke theksuar që shprehja e zemërimit në protesta është një reaksion natyrore rreth humbjes së 59 qytetarëve.
Sot protestë u organizuan edhe në Shkup, ku mijëra protestues janë mbledhur në sheshin e qytetit të Shkupit të shprehin pakënaqësinë e tyre në lidhje me tragjedinë që kanë ndodhur në Koçan. Protesta filloi me një heshtje të trishtë.
Ndryshe, në zjarrin që ndodhi më 16 mars në një lokal nate në Koçani, kanë humbur jetën 59 persona, ndërsa kishte 196 të lënduar që trajtohen brenda dhe jashtë vendit.
Deri në këto momente, është caktuar paraburgim për të gjithë 16 të dyshuarit dhe ka pasur bastisje në Komunën e Koçanit. Ish-ministri i Ekonomisë Kreshnik Bektesi, ish-drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut Goran Trajkovski përfunduan në Shutkë.
Sipas hetimeve të deritanishme nga institucionet, diskoteka nuk kishte rrjet hidranti dhe mjaftueshëm aparate PP, përdoreshin materiale piroteknike në mënyrë të paligjshme, nuk kishte as leje pune të ligjshme dhe nuk ishte lidhur asnjë kontratë me shkrim mes organizatorit dhe grupit interpretues.