Kanë kryer kundërligjshëm pagesa deri 1.4 milionë denarë, padi ndaj drejtorit dhe menaxherit

Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj drejtorit dhe menaxherit nën dyshimet se kanë kryer pagesa të kundërligjshme në vlerë deri 1 439 573 në dobi të subjektit juridik, transmeton Portalb.mk.

“Kallëzim penal ndaj G.K. (46) dhe L.K. (54), të dy nga Prilepi, për vepër të vazhduar penale lidhur me veprat penale “keqpërdorimi i detyrës dhe autorizimit zyrtar”, “falsifikimi i dokumentit zyrtar” dhe “falsifikimi ose shkatërrimi i librave protokollarë”, si dhe kundër një personi juridik nga Prilepi”, raportoi Policia.

Subjekti juridik akuzohet për veprën penale “falsifikim ose shkatërrim i librave protokollarë”, ndërsa i akuzuari i parë ishte drejtor financiar i SHA “Kombinati i Duhanit – Prilep”, ndërsa i dyti ishte menaxher.

“Si plotësim, duke filluar nga data 31.05.2023, i denoncuari i parë ka realizuar pagesat e faturave kontestuese përmes një llogarie të shoqërisë në të cilën ai ishte nënshkruesi i vetëm. Sipas statutit të shoqërisë, kjo llogari dhe kjo mënyrë autorizimi me një nënshkrues të vetëm ishin të parashikuara vetëm për situata emergjente”, raportoi Policia, duke llogaritur që janë kryer pagesa në vlerë 1 439 573 denarë në të mirë të subjektit juridik.

Policia sqaroi që janë kryer pagesa edhe pse shërbimet nuk ishin kryer dhe nuk ishin regjistruar në sistemin e brendshëm të kombinatit.

DuhaniKorrupsion - RyshfetMinistria e Punëve të Brendshme (MPB)Ndërmarrje Kompani BiznesPolicia e Maqedonisë së VeriutPrilepi