Ministria e Kulturës dhe Turizmit informon se afati për aplikim elektronik në Konkurset vjetore për financimin e projekteve me interes nacional në fusha dhe veprimtari të veçanta të kulturës për vitin 2027 vazhdohet deri më 6 nëntor (e premte), në orën 15:30, transmeton Portalb.mk.
“I ftojmë të gjithë të interesuarit të aplikojnë brenda afatit të paraparë, ndërsa shfrytëzuesit edhe këtë vit do të mund të kërkojnë ndihmë profesionale lidhur me aplikimet në sektorët e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit”, thonë nga Ministria.
Aplikimi në Konkurset vjetore për financimin e projekteve me interes nacional në fusha dhe veprimtari të veçanta të kulturës për vitin 2027 bëhet në mënyrë elektronike në Portalin nacional për e-shërbime: https://uslugi.gov.mk.