Gjithsej 352 shtetas bullgarë votuan në shtatë vendvotimet në Maqedoni në zgjedhjet e djeshme për president dhe zëvendëspresident të Bullgarisë. Numrin më të madh të votave e fitoi dyshja kandidate Ilijana Jotova dhe Kiril Valçev, njoftoi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i Bullgarisë, transmeton Portalb.mk.
“Dyshja presidenciale Ilijana Jotova dhe Kiril Valçev fitoi 40,7 për ind të votave të shtetasve bullgarë në zgjedhjet e djeshme në Maqedoninë e Veriut. Dyshja Andrej Gurov dhe Georgi Kandev u rendit në vendin e dytë me 25,6 përqind të votave, ndërsa Kostadin Kostadinov dhe Petar Volgin zunë vendin e tretë me 14,5 përqind të votave të hedhura në vend. Të dhënat bazohen në 99,84 përqind të procesverbaleve të përpunuara nga KQZ-ja“, njoftoi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Bullgarisë.
Shtetasit bullgarë në Maqedoni votuan në shtatë vendvotime. Në Shkup votuan 105 zgjedhës, 49 shtetas bullgarë votuan në Konsullatën e Përgjithshme në Manastir, 51 në Ohër, 44 në Strumicë, 39 zgjedhës në Kavadar, ndërsa nga 32 shtetas bullgarë votuan në vendvotimet në Koçan dhe Prilep.
Numri i përgjithshëm i votuesve në Maqedoni dje ishte më i ulët se pjesëmarrja në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në prill të këtij viti, kur 461 shtetas bullgarë e shfrytëzuan të drejtën e tyre të votës.