Fronti Evropian vendosi që të tërhiqet nga vendimi për të mbajtur tubimin në Tetovë më 6 maj

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) si udhëheqës i koalicionit Fronti Evropian, ka vendosur që tubimi që ishte planifikuar të mbahet më 6 maj në Tetovë, do të mbahet një ditë më herët, transmeton Portalb.mk.

“Tubimi përmbyllës për Zgjedhjet parlamentare i Frontit Europian do të mbahet me 05 Maj, 2024  në “sheshin Iliria” në Tetovë me fillim në ora 20:00”, njoftoi BDI-ja.

Nga kjo parti kanë vlerësuar që ky ndryshim është bërë me qëllim prishjen e planit të Rusisë dhe Putinit për eskalimin e situatës. Ata kanë vlerësuar që Bilall Kasami është një vegël e Rusisë së Putinit që ka për qëllim realizimin e qëllimeve ruse në vend.

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka deklaruar që koalicioni Vlen i pari ka paraqitur informacionin në komunë për mbajtjen e tubimit përmbyllës në Tetovë më 6 maj. BDI-ja kishte paralajmëruar tubimin përmbyllës në kohën dhe vendin e njëjtë si koalicioni opozitar VLEN.

Ndryshe, tubimet e planifikuara përmbyllës për një ditë në Tetovë, kanë shkaktuar përplasje në mes Frontit Evropian dhe VLEN-it. Këta të fundit kishin deklaruar se se tubimi i tyre do të mbahet dhe për këtë kanë edhe pëlqimin e dhënë nga ana e Komunës së Tetovës.

Rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet me 8 maj së bashku me zgjedhjet parlamentare.

Arbër AdemiBashkimi Demokratik për Integrim (BDI)Bilall KasamiFronti EvropianLëvizja Besa (LB)