Forumi Rinor Arsimor shpalli thirrje për anëtarë të rinj

Forumi Rinor Arsimor (FRA) ka shpallur thirrjen e këtij viti për anëtarë të rinj për vitin shkollor 2025/2026, transmeton Portalb.mk

Në thirrje mund të aplikojnë nxënës të shkollave të mesme të interesuar të fitojnë qasje në programe cilësore për arsim joformal, debat, shkrim-lexim ligjor dhe aktivizëm.

Formulari i aplikimit online mund të gjendet në këtë LINK.

Afati i fundit për aplikime është 30 shtatori 2025, në orën 23:59.

 

Forumi Rinor Arsimor (FRA) (MOF)