Me qëllim përmirësimin e kushteve në shkollat edhe konviktet e katër komunave, Fondi për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik publikoi konkursin ku planifikohet subvencionimi i projekteve të kësaj natyre, transmeton Portalb.mk.
“Thirrje për financimin e projekteve për zbatimin e sistemeve inteligjente të kontrollit të ndriçimit në shkolla me qëllim uljen e shpenzimeve dhe kontrollin më të mirë të konsumit të energjisë në shkollat e mesme dhe konviktet e nxënësve në katër komuna nga Rajoni Planor Verilindor: Kumanovë, Kriva Pallankë, Kratovë dhe Likovë”, njoftoi Fondi.
Buxheti i përgjithshëm i këtij projekti është mbi 21 milionë denarë, ndërsa afati për aplikim është deri më 5 tetor në ora 14:00.
“Kjo sfidë realizohet nga Fondi për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik (Fondi) në partneritet me Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale (MVL) dhe në bashkëpunim me Ambasadën e Zvicrës në RMV për të mbështetur projektin Zhvillimi i balancuar i qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës – Faza 2”, thuhet në Konkurs.