RMV, të punësuarit e tetë institucioneve do të mund të punojnë nga shtëpia

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka rekomanduar që të punësuarit në institucionet e ndryshme në objektin “Nova Makedonija” do të mund të punojnë në shtëpi për shkak të punimeve, transmeton Portalb.mk.

“Si pasojë e avarisë teknike në ndërtesën e “Nova Makedonija”, ku janë të vendosura tetë institucione shtetërore, si dhe për aktivitetet e ndërmarra deri më tani dhe ato të planifikuara për sanimin dhe normalizimin e plotë të kushteve për punë”, raportoi Qeveria.

Qeveria vlerësoi që kjo masë është paraparë për shkak sigurisë dhe shëndetit të të punësuarve, ndërsa punëtorë po punojnë me intensitet për sigurimin e kushteve.

“Duke i marrë parasysh pasojat, veçanërisht depërtimin e ujit në një pjesë të instalimeve elektrike, si dhe nevojën për kryerjen e të gjitha kontrolleve të nevojshme teknike dhe të sigurisë përpara rikthimit të objektit në funksion të rregullt, Qeveria miratoi konkluzion me të cilin u rekomandohet institucioneve të vendosura në objekt që ta riorganizojnë punën e tyre të përditshme, përkatësisht të punësuarit përkohësisht t’i kryejnë detyrimet e tyre të punës përmes punës nga shtëpia, pa praninë fizike në ndërtesë”, raportoi Qeveria.

Qeveria e Maqedonisë së VeriutTë drejtat e punëtorëve