Fletarrestim ndërkombëtar për djalin 18 vjeçar që me veturë e goditi për vdekje një plakë

Policia e Maqedonisë së Veriut e ka futën në listën e fletarrestit ndërkombëtar të riun 18 vjeç, pasi ky i fundit ka ikën nga shteti pas një aksidenti në komunikacion, transmeton Portalb.mk.

“Ministria e Punëve të Brendshme ka lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar për Sait Saiovin (18) nga Shkupi, babin Berti dhe nënën Ganimete nga Shkupi”, raportoi Policia, duke përkujtuar që 18 vjeçari dyshohet në bazë të nenit 300 nga Kodi Penal.

Policia është në kërkim të prindit  45 vjeçar B.S. dhe djalit të tij 18 vjeç S.S., të cilët e kishin lëshuar shtetin përmes Tabanocit me ndihmën e 45 vjeçarit Sh.P. dhe 53 vjeçarit A.J. Dy të fundit janë arrestuar nga Policia, ndërsa ndaj tyre është paraqitën edhe kallëzim penal, sikurse edhe ndaj 45 vjeçarit dhe djalit të tij.

Prokurori ka propozuar masën e paraburgimit për të dyshuarit e përfshirë në vdekjen e Luba Jakovleskës, ku i dyshuari kryesor llogaritet djali 18 vjeçar, i cili sipas Prokurorisë nuk ka pasur as leje për vozitje.

Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar dy persona në lidhje me një aksident komunikacioni ku ka ndërruar jetë një grua 79 vjeçare, ndërsa ndaj dy tjerëve ka paraqitën fletarrestim.

Aksident trafiku rrugor (veturë motor biçikletë bus)ArrestimBurg - BurgimKufiri në TabanovcMinistria e Punëve të Brendshme (MPB)Policia e Maqedonisë së VeriutVetura - Automjet - Automobil