Sot ka filluar zyrtarisht sezoni i ri i skijimit, njoftoi drejtori i Qendrës së Skive në Kodrën e Diellit, Gani Aliji. Sipas tij, të gjithë ashensorët e skive janë funksionalë, me përjashtim të atij në Cerepashinë, i cili përkohësisht është jashtë funksioni për shkak të erërave të forta. Ai theksoi se ky ashensor do të vihet sërish në përdorim sapo të përmirësohen kushtet atmosferike, transmeton Portalb.mk.
Derisa sezoni ka filluar, banorët qytetarët ankohen për rrugë të bllokuar. Një qytetarë ka deklaruar në rrjetet sociale se ka ngelur 40 minuta ne fshatin Gajre, rrugës për ne Kodrën e Diellit.
Ndryshe, Qendra dje sqaroi që orari i ski ashensorit do të jetë prej orës 08:45 e deri në orën 15:00, ndërsa biletat sezonale mund të merren te biletaria e Kodrës së Diellit.
Kodra e Diellit edhe pse është ndër vendet më të mira dimërore në Ballkan dhe jo vetëm, për vite me radhë është lënë pas dore duke mos u investuar në të.
Ndër problemet më të mëdha janë kaosi urbanistik, mungesa e parkingjeve, menaxhimi jo i mirë me mbeturinat, ndërtimet pa leje dhe shumë të tjera.
Ndryshe, kryeministri Hristijan Mickoski më 5 janar nga Kodra e Diellit paralajmëroi investime të reja të huaja, por asgjë konkrete.
- LEXO: Nesër në Kodrën e Diellit do të fillojë sezoni i skijimit me probleme të vjetra, nuk ka investime të huaja
- LEXO: Mickoski foli për ndërtimet pa leje dhe investimet e reja në Kodrën e Diellit
- LEXO: Në Kodrën e Diellit pritet të fillojë edhe një sezon i zymtë, nuk ka investime të huaja siç u paralajmëruan
- LEXO: Kodra e Diellit kujtohet përsëri para zgjedhjeve, deputeti Azizi paralajmëroi investim 500 milionë euro pa dhënë detaje
- LEXO: Qeveria e Mickoskit dhe Mexhitit e harroi Kodrën e Diellit, nuk ka investim italian në terren
- LEXO: Zvarritja e investimit në Kodrën e Diellit: Në ‘lojë’ hyri edhe ambasadori i Austrisë ndërsa Kasami do të kërkojë investitorë edhe në Lindje