Sezoni i skijimit në Kodrën e Diellit do të fillojë nesër, ndërsa Qendra e Skijimit “Kodra Diellit” do të ofrojë edhe bileta sezonale për përdorimin e teleferikut, transmeton Portalb.mk.
“Të dashur dashamirë të borës dhe aventurës, nesër, e diele – 11.01.2026, Ski Qendra Kodra e Diellit hap ZYRTARISHT sezonin e re të skijimit! Bora është gati, pistat po ju presin dhe adrenalina fillon!”, raportoi Qendra e Skijimit “Kodra e Diellit”.
Qendra sqaroi që orari i ski ashensorit do të jetë prej orës 08:45 e deri në orën 15:00, ndërsa biletat sezonale mund të merren te biletaria e Kodrës së Diellit.
Kodra e Diellit edhe pse është ndër vendet më të mira dimërore në Ballkan dhe jo vetëm, për vite me radhë është lënë pas dore duke mos u investuar në të.
Ndër problemet më të mëdha janë kaosi urbanistik, mungesa e parkingjeve, menaxhimi jo i mirë me mbeturinat, ndërtimet pa leje dhe shumë të tjera.
Ndryshe, kryeministri Hristijan Mickoski më 5 janar nga Kodra e Diellit paralajmëroi investime të reja të huaja, por asgjë konkrete.
- LEXO: Mickoski foli për ndërtimet pa leje dhe investimet e reja në Kodrën e Diellit
- LEXO: Në Kodrën e Diellit pritet të fillojë edhe një sezon i zymtë, nuk ka investime të huaja siç u paralajmëruan
- LEXO: Kodra e Diellit kujtohet përsëri para zgjedhjeve, deputeti Azizi paralajmëroi investim 500 milionë euro pa dhënë detaje
- LEXO: Qeveria e Mickoskit dhe Mexhitit e harroi Kodrën e Diellit, nuk ka investim italian në terren
- LEXO: Zvarritja e investimit në Kodrën e Diellit: Në ‘lojë’ hyri edhe ambasadori i Austrisë ndërsa Kasami do të kërkojë investitorë edhe në Lindje