Federata e Futbollit të Maqedonisë e krijoi një platformë të re për shitjen e biletave

Biletat për ndeshjet kualifikuese të Përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut do të shiten në formë elektronike përmes platformës së krijuar nga Federata e Futbollit të Maqedonisë, transmeton Portalb.mk.

“Zyrtarisht është vendosur në funksioni platforma on-line (eticket.ffm.mk) për shitjen e biletave për ndeshjet e Përfaqësueses së Maqedonisë”, njoftoi Federata për platformën që do të jetë në gjuhën maqedonase, shqipe dhe angleze.

Federata vlerësoi që përmes kësaj platforme, shitja e biletave do të jetë më e shpejtë dhe më e sigurt, pasi të përzjedhet ndeshja, ulësja, dhe pasi të kryhet pagesa do të merret bileta digjitale.

DigjitalizimFederata e Futbollit RMV (FFM)Futboll futbollist(e)Sport