Është rritur numri i lejeve të lëshuara të ndërtimit në RMV

Gjatë muajit  korrik të vitit 2025 janë dhënë 401 leje ndërtimi, që është për 7.2% më shumë krahasuar më muajin e njëjtë të vitit paraprak, njofton Enti i Statistikave, transmeton Portalb.mk. 

Sipas lejeve të dhëna për ndërtim, vlera e paraparë e objekteve është  31.699.433 mijë denarë, që është për 345.3% më shumë krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak.

“Vlera e rritur është për shkak të faktit se në periudhën referuese është lëshuar leje ndërtimi për park me erë (për prodhimin e energjisë elektrike nga burime të rinovueshme) në komunat Shtip, Radovish dhe Karbinci, e cila vlen 500 milionë euro.

Nga numri i përgjithshëm i lejeve të dhëna për ndërtim 228 (56.8%) janë të dedikuara për objektet e ndërtimit të lartë, 46 ( 11.5%) për objektet e ndërtimit të ulët dhe 127 (31.7%) për objektet për rikonstruim”, thuhet në njoftimin e Entit. 

Nga gjithsej  401 të objekteve, tek 232 ( 57.9%) si investitorë na paraqiten persona fizik, ndërsa tek 169 (42.1%) të objekteve si investitorë janë subjektet afariste.

Në periudhën raportuese është paraparë ndërtimi i  667 banesave, me sipërfaqe të përgjithshme prej 60 676m2.

Kujtojmë se numri i lejeve të dhëna për ndërtim në Maqedoninë e Veriut në qershor të vitit 2025 ishte rritur për 15.1% krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak.

Enti Shtetëror i Statistikave RMV (ESHS)Legalizim i ndërtimeve pa leje - ilegaleLigji për ndërtime pa leje - ilegaleNdërtime pa leje - ilegaleNdërtimtari