Misioni i NATO-s në Kosovë KFOR ka shef të ri. Do të drejtohet nga gjeneralmajori i ushtrisë italiane Enrico Barduani, raporton Portalb.mk.
Në ceremoni kanë marrë pjesë presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.
Paraprakisht në këtë pozitë për një vit ishte gjeneralmajori i ushtrisë turke Ozkan Ulutash.
KFORI aktualisht ka mbi 4.400 trupa në Kosovë.
Forca e Kosovës, shkurt KFOR, është formacioni ushtarak shumëkombësh i krijuar në vitin 1999 pas përfundimit të Luftës së Kosovës nën drejtimin e NATO-s.
Ndryshe, NATO e ka shtuar praninë e saj në Kosovë nga viti i kaluar pas rritjes së tensioneve në veriun e Kosovës, rajon i banuar me shumicë serbe.