Edhe pse paralajmëruan, VMRO-DPMNE, VLEN dhe ZNAM deri në zgjedhje nuk i kthyen dënimet më të mëdha për korrupsion në Kodin Penal, të fshira nga LSDM-ja dhe BDI-ja

Kodi i ri Penal me të cilin duhet të kthehen dënimet e larta për korrupsion, Qeveria nuk e solli deri te Kuvendi para zjedhjeve, edhe pse spikeri i Kuvendit Afrim Gashi në brifing me gazetarët vet tha se nga Qeveria i ka paralajmëruar se do ta dërgojë Kodin Penal me ndryshimet e punuara, që të miratohet deri në zgjedhje, shkruan sdk.mk, njofton Portalb.mk.

Qeveria dhe deputetët shkuan në pushim, Kodi i ri Penal nuk mbërriti deri në Kuvend. Gashi dje i shpalli zgjedhjet lokale për më 19 tetor.

Parashtruam pyetje deri te kabineti i ministrit të Drejtësisë Igor Fillkov – se kur deri te Parlamenti do të dorëzohet KP i ri që ai e premtoi menjëherë kur erdhi në pushtet, prej para më shumë se një vit.

“Ndryshimet e Kodit Penal do të gjenden para deputetëve pas zgjedhjeve”, u përgjigjën nga kabineti i tij, që është ndryshe nga ajo që e tha Gashi para dy javësh.

Në pyetjen, prokurori shtetëror Lupço Kocevski dhe prokurori publik për krim të organizuar dhe korrupsion në brifingun e para pak kohësh në PTHP për krim të organizuar për Kodin Penal u përgjigjën: “Shkruani, apeloni që ndryshimet të miratohen më shpejtë. Sepse kështu mundemi që në mënyrë penale të përndjekim vetëm nga viti 2020 e këtej. Për gjithçka që është zbuluar dhe denoncuar krim i ndodhur para vitit 2020, edhe të hapim hetim shpejtë do të vjetërsohen për shkak të këtyre normave të miratuara në vitin 2023”, thanë Kocevski dhe Abazi.

Gjykata Kushtetuese më 12 shkurt me shumicë votash të nëntë gjykatësve të atëhershëm, vendosi të sjellë procedurë për kushtetutshmërinë e ndryshimeve në Kodin Penal, me të cilët në vitin 2023 u bë ndërhyrje në gjyqësi që të lirohen nga akuzat për korrupsion funksionarë të mëparshëm.

Para se t’i shfuqizojë ndryshimet, Gjykata Kushtetuese filimisht i dërgoi raport Kuvendit se ka dyshim në kushtetutshmërinë e ligjit. Gjykata i dha Kuvendit afat që të intervenojë dhe t’i ndryshojë dispozitat kontestuese, gjegjësisht për 6 muaj t’i kthejë dënimet e fshira për korrupsion, me të cilët u vjetërsuan të gjithë lëndët e PSP-së së mëparshme, ndërsa të akuzuarit u amnistuan dhe qytetarët tani u paguajnë me qindra e qindra mijë euro për shpenzime për avokatët.

Në rast se këtë nuk e bën Qeveria dhe Kuvendi, në Gjykatën Kushtetuese duhej të bëjë referat për shfuqizim të atyre dispozitave, ose të gjithë ligjit për ndryshim të Kodit Penal, i cili u miratua më 3 shtator të vitit 2023.

Gjykatësja-raportuese për këtë lëndë ishte Elizabeta Dukovska, të cilën Gjykata Administrative me vendim kontestues e largoi nga Gjykata Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese ndërkohë harroi se ka sjellë vendim kundër ndryshimeve kontestuese me të cilët u amnistua korrupsioni i bërë në 11 vitet e qeverisjes së të arratisurit Nikolla Gruevski dhe VMRO-DPMNE-së.

6 shtator të vitit 2023, brenda natës dhe me procedurës të shkurtuar (me flamur evropian), u propozuan dhe miratuan ndryshimet e Kodit Penal në paragrafin 3 nga neni 353 për vepër penale Keqpërdori i pozitës zyrtare dhe autorizimeve, ku ishte e paraparë dënim me burg prej më së paku tre vite, nëse autori përfiton dobi pronësore ose shkakton dëm të konsiderueshëm. Me ndryshimin, dënimi është zvogëluar në një deri në pesë vite burgim. Kjo do të thotë se lëndët për keqpërdorim të funksionit tani do të vjetërsohen për vetëm 10 vite, për shkak se dënimi maksimal për këtë vepër tani është vetëm 5 vite burgim.

Paragrafi 5, i cili parashihte dënim me burg prej më së paku pesë vite nëse vepra është kryer gjatë kryerjes së furnizimeve publike ose në dëm të mjeteve të Buxhetit, nga fondet publike ose nga mjete tjera të shtteit, me ndryshimet është fshirë dhe tashmë nuk ekziston. Ndryshimet hyrën në fuqi më 15 shtator të vitit 2023.

Me uljen e dënimeve për Keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimeve dhe për veprën penale për bashkim kriminal, për të cilët u akuzuan dhe u dënuan ish-funksionarët e VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski u lirua menjëherë nga dënimi me burg prej 9 vitesh në lëndën “TNT” ku nga hakmarrja politike shembi kompleksin “Kosmos”, si dhe nga akuza për krimin me autostradat kineze, i njohur si “Trajektorja“.

Me ndryshimet, ku dënimet me burg për këto vepra penale jashtëzakonisht ndryshojnë, menjëherë u ndërpre edhe përndjekja penale e deputetët të VMRO-DPMNE-së Igor Janushev për autobusët kinezë, pastaj të Sasho Mijallkovit në “Target-Fortesa“, ndërsa me siguri edhe në “Thesari” për të cilët gjykatësit e Apelit Enver Bexheti dhe Lirie Elezi me ruajtjen në sirtar u kujdesën që të ndihmojnë në kalimin e kohës, gjegjësisht të vjetërsimit. Më tej, Mile Janakieski dhe të akuzuarit dhe të dënuarit e tjerë, u liruan nga rastet “Toplik” dhe “TNT”. Në gjykatë tashmë nuk duhet të shkojnë as deputeti Antonijo Milloshoski nga VMRO-DPMNE-ja, as Lupço Dimovski nga Partia Socialiste, partner i VMRO-DPMNE-së. Milloshoski dhe dhe i ati i tij rehat do të disponojnë me ndërtesën e komunës për të cilën ishin të akuzuar se joligjërisht e kanë përfituar për vete. Shpëtohen edhe shumë ish-funksionarë të tjerë të akuzuar dhe të dënuar për keqpërdorime, për shkak se në sistemin tonë juridik, çdoherë vlen ligji më i butë për të kuazuarit ose të dënuarit.

Antonio MilloshoskiEnver BexhetiGjykata Kushtetuese RMVKodi PenalKorrupsion - RyshfetLënda – Rasti "Target - Fortesa"Lënda – Rasti “Talir”Lënda Rasti “TNT”Lënda Rasti: "Arka – Thesari"Mile JanakievskiNikolla GruevskiParlamenti - Kuvendi i Maqedonisë së VeriutVMRO-DPMNE