Ministria e Transportit njoftoi se dy ndërmarrjet publike, “Hekurudhat e Maqedonisë – Transport” dhe “Hekurudhat e Maqedonisë – Infrastrukturë”, i kanë pranuar raportet për punën e tyre nga Enti Shtetëror i Revizionit (ESHR). Të dy raportet, sipas Ministrisë, i referohen periudhës kur ndërmarrjet drejtoheshin nga kuadrot e LSDM-së dhe BDI-së, ndërsa anomalitë e evidentuara, sipas dikasterit, ishin injoruar nga udhëheqësit e mëparshëm, transmeton Portalb.mk.
“Vlerësojmë se, bazuar në anomalitë e evidentuara në raport dhe problemet kryesore që ishin injoruar nga udhëheqësit e mëparshëm, ndërmarrjet janë sjellë në prag të falimentimit dhe shkatërrimit të plotë. Në raportin e revizionit, i cili është përgatitur me kërkesë të udhëheqësive aktuale, janë evidentuar probleme kyçe dhe për to tashmë janë ndërmarrë masa”, thonë nga Ministria e Transportit.
Nga atje u bëjnë thirrje Prokurorisë dhe institucioneve kompetente që t’i shqyrtojnë gjetjet e ESHR-së.
“Raportet për të dy ndërmarrjet publike i referohen punës së tyre deri në vitin 2024, ndërsa është kryer revizion i raporteve financiare, së bashku me revizionin e përputhshmërisë së ndërmarrjeve publike”, thonë nga Transporti.
Në të dy ndërmarrjet, ESHR-ja ka evidentuar dobësi serioze në menaxhimin e mjeteve, humbje të akumuluara dhe probleme që ndikojnë në funksionimin normal dhe të sigurt të komunikacionit hekurudhor.
Në raportin e Entit Shtetëror të Revizionit (ESHR) thuhet se nga 62 lokomotiva që disponon ndërmarrja, vetëm nëntë janë funksionale. Humbja për vitin 2024 arrin në 331,8 milionë denarë, ndërsa së bashku me humbjet e bartura nga vitet paraprake arrin në 6,75 miliardë denarë, përkatësisht mbi 109 milionë euro,