Qyteti i Shkupit e ka ende të hapur mundësinë për qytetarët e Maqedonisë së Veriut qe të aplikojnë në Konkursin për Çmimin “13 Nëntori”, transmeton Portalb.mk.
“Aplikimet për Çmimin me arsyetim dhe biografi të shkurtër depozitohen pranë Këshillit për ndarjen e Çmimit deri më 10 shtator 2025 (arkivi – baraka nr. 16 e Qytetit të Shkupit, bul “Ilinden” nr. 82, Parku i Qytetit-Shkup)”, njoftoi Qyteti i Shkupit.
Ky çmim ndahet për personat fizikë dhe juridik, për kontributin në fusha të ndryshme.
“Çmimi mund t’u ndahet edhe personave fizikë dhe juridikë nga shtete të tjera që kanë dhënë një kontribut të veçantë për qytetin. Gjithashtu, Çmimi u ndahet edhe nxënësve dhe studentëve për punë krijuese ose arritje të suksesshme në vazhdimësi në aktivitetet shkollore dhe jashtëshkollore që përbëjnë kontribut të veçantë për përparimin dhe afirmimin e qytetit të Shkupit”, sqaroi Qyteti i Shkupit.