Dy punëtorët e NP “Higjienës Komunale” u lënduan gjatë punës, kërkuan ndihmë në spital

Në hapësirat e Institucionit Shëndetësor Publike “Shën Naumi i Ohrit” kanë shkuar dy të punësuarit e Ndërmarrjes Publike “Higjiena Komunale” në Shkup, pasi kishin marrë lëndime në kohën e punës, transmeton Portalb.mk.

“Në orën 23:30, në SPB Shkup, nga Institucioni Shëndetësor Publik “Shën Naum i Ohrit” – Shkup u njoftua se u ishte sjellë me lëndime të rënda trupore F.F. (44) nga Shkupi”, njoftoi Policia.

I pari ishte lënduar në zonën qendrore të Shkupit, ndërsa i dyti në Çair.

“B.A. (58) nga Shkupi, i punësuar si shofer kamioni në Ndërmarrjen Publike “Higjiena Komunale” – Shkup, ka denoncuar se më 05.09.2026, rreth orës 22:30, në territorin e Çairit në Shkup, derisa ishte duke kryer detyrat e punës, është lënduar”, raportoi Policia.

Ndryshe, gjatë vitit 2025 janë regjistruar gjithsej 697 lëndime në vendin e punës, që paraqet rritje prej 21 përqind krahasuar me vitin paraprak.

Siç njoftojnë nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP), në strukturën e lëndimeve të regjistruara në punë gjatë vitit 2025, numri më i madh vazhdon të jetë në sektorin e industrisë dhe minierave, me gjithsej 255 lëndime ose 37 përqind të numrit të përgjithshëm të lëndimeve të regjistruara në vend.

Higjiena Komunale ShkupPunëtor(e) PunëSpital(e)Të drejtat e punëtorëveVdekje