Një ndeshje në Strugë e tjetra në Shkup, do të përmbyllin javën e gjashtë në futbollin e Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.
Ndeshja ndërmjet Strugës dhe Sileksit do të luhet në Strugë duke filluar prej orës 16:00, ndërsa ndeshja ndërmjet Vardarit dhe Arsimit do të luhet në Shkup duke filluar prej orës 19:00.
Në kuadër të kësaj jave, janë luajtur tri ndeshje, ashtu që në të gjitha ndeshjet mysafirët fituan. Tikveshi e mundi Shkëndijën e Tetovës, Shkëndija e Haraçinës e mundi Bregallnicën, ndërsa Bashkimi fitoi kundër Skopjes.
Shkëndija e Tetovës gjendet në vendin e parë me 15 pikë nga gjashtë ndeshje, ndërsa Tikveshi ka marrë 11 pikë, Shkëndija dhjetë pikë. Nga pesë ndeshje, Struga ka fituar dhjetë pikë, kurse Arsimi vetëm shtatë pikë. Në fund të tabelës gjendet Bashkimi me tri pikë.
Ndryshe, pas shumë vitesh, ekipet shqiptare nuk arritën të marrin asnjë trofe brenda një sezoni futbolli, pasi kampion i Ligës së Parë në sezonin 2025/2026 u shpall Vardari, ndërsa Sileksi e fitoi Kupën e Maqedonisë së Veriut.
Në Ligën e Parë në futbollin e Maqedonisë së Veriut marrin pjesë këta ekipe: Shkëndija Tetovës, Struga, Bashkimi, Arsimi, Shkëndija Haraçinës, Tikveshi, Vardari, Skopje, Bregallnica dhe Sileksi.