Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në Shkup ka filluar procedurën hetimore për një person të dyshuar se ka marrë në mënyrë të kundërligjshme dhuratat, transmeton Portalb.mk.
“Pas kallëzimit, autoritetet kompetente, në koordinim me prokurorin në fjalë, ndërmorën veprime për të siguruar prova. Më 4 shtator 2026, i dyshuari u kap duke dorëzuar 500 euro si pjesë e shpërblimit të kërkuar prej 1,500 eurosh”, sqaroi Prokuroria, e cila kishte kërkuar, ndërsa Gjykata kishte vendosur që i akuzuari të jetë në paraburgim për 30 ditë.
Rasti lidhet me punën e një të punësuari në Shërbimin për punë të përgjithshme e të përbashkëta në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut. Ai, si shofer i një funksionari të lartë në Qeveri, akuzohet për veprën penale – pranim i shpërblimit për ndikim të kundërligjshëm.
Ai dyshohet se prej 24 korrikut e deri më 4 shtator ka kërkuar nga një qytetar 1 500 euro për të ndikuar në konkursin për zjarrëfikës në Qytetin e Shkupit.