Dritat veriore në Tromso të Norvegjisë dhurojnë spektakël në qiell

Dritat veriore kanë ndriçuar qiellin e qytetit Tromso në Norvegji, duke e bërë këtë qytet një atraksion të padiskutueshëm, veçanërisht në muajt e stinës së dimrit, raporton Agjencia Anadollu.

Qyteti norvegjez Tromso është një ndër lokacionet kryesore për të dëshmuar dritat veriore, të njohura edhe si Aurora Borealis.

Kjo dukuri e fenomenit natyror ndryshon gjatë gjithë vitit, e ndikuar nga kushtet e motit dhe orët e ditës. Sezoni i pikut është nga muaji dhjetor deri në muajin shkurt, kur errësira e zgjatur rrit mundësitë për të parë këtë spektakël.

Por kohë e mirë për të parë dritat veriore në Tromso mbetet nga fundi i shtatorit deri në fillim të prillit, pasi këta muaj ofrojnë qiej të errët dhe të përsorur për të parë dritat veriore.

Norvegji