Në një aksion të një ekipi mobil doganor, u sekuestruan 40,872 copë mjete piroteknik – fishekzjarre, të cilat paraqesin rrezik për shëndetin e qytetarëve. Kundër autorit të veprës penale, një shtetas i Maqedonisë nga Gostivari, është ngritur procedurë penale për prodhim, posedim, ndërmjetësim dhe tregti të paautorizuar të armëve dhe materieve eksplozive, të dënueshme sipas Kodit Penal, transmeton Portalb.mk.
Krimi u zbulua në pikën kufitare të Bllacës, gjatë një inspektimi të një automjeti me targa zvicerane. Gjatë kontrollit, inspektorët e ekipit mobil vunë re se sediljet e pasme ishin të palosura përpara, me të gjithë hapësirën dhe bagazhin e makinës të mbushur me piroteknikë. Gjatë hetimit, u përcaktua se autori i veprës kishte blerë eksplozivët e paligjshëm nga Prishtina dhe donte t’i importonte ato ilegalisht në Maqedoni.
“Theksojmë se përdorimi i piroteknikës ilegale përbën një kërcënim serioz për sigurinë dhe shëndetin e qytetarëve, veçanërisht të rinjve. Drejtoria e Doganave do të vazhdojë me kontrolle të intensifikuara dhe aktivitete të koordinuara me institucionet kompetente me qëllim parandalimin e tregtisë së paligjshme dhe mbrojtjen e sigurisë publike”, thonë nga Dogana.