Polici i SPB Tetovë që e shpëtoi dje një vajzë nga vetëvrasja, do të shpërblehen nga Ministria për Punë të Brendshme. Këtë e premtoi ministri Pançe Toshkovski, transmeton Portalb.mk.
“Ky nuk është vetëm një veprim në detyrë, ky është një akt sakrifice, humanizmi dhe përkushtimi të thellë ndaj misionit për të mbrojtur çdo jetë njerëzore. Në kuadër të mundësive ligjore, do ta shpërblej kolegun tim Bekim Ismani në shenjë mirënjohjeje për veprimin e tij të guximshëm, profesional dhe vetëmohues”, premtoi Toshkovski.
Ismani dje e parandaloi një vajzë të hidhej nga dritaret e një moteli në Tetovë. Në këtë aksion ai u lëndua nga thika e vajzës.
Ndryshe, një vajzë që tentoi të vetëvritet dje, ka shpëtuar nga Policia e Maqedonia e Veriut. Kjo kishte ndodhur në Tetovë. Ajo ishte dërguar menjëherë të Spitalin Klinik në Tetovë për dhënien e ndihmës mjekësore.
Policia ndërkohë njoftoi se është arrestuar mashkulli L.K. nën dyshimet për kryerje të prostitucionit.