Debati për lejen ekologjike të çimentares mbahet gjatë pushimeve verore, Stop Usjes kërkon pjesëmarrje të gjerë

Debati publik mbi lëshimin e lejes së re mjedisore të integruar A për Usjen do të mbahet të premten, më 3 korrik, gjatë pushimeve verore, sipas iniciativës qytetare Stop Usjes. Ata u bëjnë thirrje qytetarëve dhe komunitetit profesional që të paraqiten në numër të madh dhe të japin komente, pasi kjo është e vetmja mënyrë për të përcaktuar kushtet në të cilat do të duhet të funksionojë objekti në vitet e ardhshme, transmeton Portalb.mk.

Aktivistët qytetarë theksojnë se prania publike është e rëndësishme me qëllim informimin objektiv dhe transparent të publikut dhe përcjelljen e argumenteve dhe qëndrimeve të të gjitha palëve të interesuara.

“Debati publik, i cili do të mbahet në Hotel Aleksandar Palace në orën 14:00, përfaqëson një mundësi unike për institucionet, kompaninë, komunitetin profesional, organizatat e shoqërisë civile dhe qytetarët që të paraqesin publikisht argumentet dhe vëzhgimet e tyre mbi kushtet në të cilat fabrika e çimentos do të jetë mund të funksionojë në 7 vitet e ardhshme. Ky është një proces që ndikon drejtpërdrejt në detyrimet e ardhshme të kompanisë në lidhje me kontrollin e ndotjes, monitorimin dhe mbrojtjen e mjedisit”, thonë Stop Usjes.

Leja e re e integruar – A për Fabrikën e Çimentos “Usje” do të jetë sipas rregullave të vjetra, e jo sipas ligjit të ri, sepse në kërkesën e kompanisë janë shënuar vlera kufitare vetëm për tre ndotës dhe ato janë identike me ato në lejen e vjetër dhe në të njëjtën kohë deri në tetë herë më të larta se standardet ekzistuese në BE, paralajmëruan ditë më parë nga iniciativa qytetare “Stop për Usjen”. Në Shkup ata organizuan marshim nga Kuvendi deri tek Ministria e Mjedisit Jetësor dhe e Planifikimit Hapësinor për ta tërhequr vëmendjen drejt procedurës për rinovimin e lejes së funksionimit të fabrikës së çimentos.

Kujtojmë se afati ligjor për paraqitjen e vërejtjeve në lidhje me lejen e USJE-s ishte deri më 22 qershor.

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH)Mjedisi jetësorUSJE