Komisioni për Çështje Evropiane vazhdon sot punën sipas renditës ditës në lidhje me agjendën që u votua dje në mënyrë eksprese dhe për të cilën u propozuan ndryshimet e ligjeve që lidhen me kontratën me Bechtel-in dhe Enka-n dhe që morën flamurin evropian nga qeveria, transmeton Portalb.mk.
Pasi se bëhet fjalë për ligje të cilave u jepet përparësi, diskutimi do të zgjasë dy ditë, pavarësisht se sa amendamente do të paraqiten.
Opozita, e cila nuk mori pjesë në votim, paralajmëroi kallëzim penal për shkelje të procedurave, shpërdorim të flamurit evropian dhe vendosje të vullnetit të kryeparlamentarit mbi ligjin.
Në seancën e djeshme deputetët reaguan se pse amendamentet e propozuara nuk janë nënshkruar nga ministrat, por zëvendësat, ndërsa disa prej tyre nuk kanë pasur fare nënshrkim.
Arsyeja për zgjatjen e javës së punës është dhënë gjithashtu nga zëdhënësi. Nevoja për ndryshime në ligje u votua me 62 vota “pro”.
Për miratimin e ligjeve me flamur evropian ka reaguar edhe ambasadori evropian David Geer, i cili tha se kjo praktikë është shqetësuese sepse, siç theksoi, sistemi evropian i flamurit përdoret për harmonizimin e legjislacionit vendas me legjislacionin dhe standardet e BE-së. Ai shtoi se për ligjet që kanë të bëjnë me korridoret 8 dhe 10d nuk ka asnjë përputhshmëri me standardet evropiane.
VMRO DPMNE do t’i dërgojë letër Komisionit Evropian, ambasadave dhe të gjitha institucioneve për të paralajmëruar se ndërtimi i korridoreve tetë dhe dhjetë d do të fillojë me tender kriminal dhe se është harxhim kriminale i qindra miliona eurove për avanse dhe penalitete. Mickoski dyshon se ata janë keqpërdorur.
Kujtojmë që, më 22 prill u bë shënimi i realizimit të punimeve në kuadër të Marrëveshjes për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10-D. Shënimi u bë nga Ministria për transport dhe lidhje së bashku me Ndërmarrjen Publike për rrugë shtetërore.
Ndërkohë, Kuvendi më 10 prill të këtij viti në fazë të parë i miratoi ndryshimet ligjore për ndërtimin e autostradave. Bëhet fjalë për ligjet për tokë bujqësore; eksproprijim, planifikim urban, minerale; marrëdhënie pune; pyje; ndërtim; por edhe për ligjin për rregullimin e interesit publik dhe nominimin e partnerit strategjik për zbatimin e projektit për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10-D.
Më 8 mars, qeveria nënshkroi kontratën për ndërtimin e autostradave nga korridoret 8 dhe 10-D me konsorciumin amerikano-turk “Bechtel dhe Enka”. Projekti peshon 1.3 miliardë euro dhe përfshin ndërtimin e gjithsej 110 kilometra autostradë.
Për Qeverinë, ky është projekt historik, më i madhi në historinë e vendit në infrastrukturën rrugore. Bechtel dhe Enka, megjithatë, vlerësuan se ky është një projekt emocionues dhe kompleks dhe thanë se marrin përgjegjësinë për ruajtjen e standardeve më të larta në ndërtim.
Projekti u zyrtarizua më 4 prill në një ngjarje në pikë-pagesën e autostradës Tetovë-Gostivar, një nga katër seksionet që do të ndërtohet me një kosto totale prej 1.3 miliardë euro. Tri seksionet e tjera të mbuluara me kontratë me kontraktorin “Bechtel dhe Enka” janë Gostivar-Bukojçan, Trebenishtë-Strugë-Qafthanë dhe Prilep-Manastir.
- LEXO: Nuk kemi autostradë, por në Korridorin 8 kemi më shumë automjete se në Korridorin 10 (infografik)
- LEXO: NP “Rrugët Shtetërore” e ka dorëzuar në Prokurori marrëveshjen për Korridorin 8 dhe 10-D
- LEXO: Ministria filloi realizimin e marrëveshjes për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D
- LEXO: Ambasada e SHBA-s për Bechtel dhe Enka: Mbështesim investimet në interes të RMV-së, nëse ka aktivitete joadekuate, duhet të hetohen
- LEXO: Përshpejtimi i ndryshimeve ligjore për ndërtimin e autostradës hap kutinë e Pandorës
- LEXO: Grubi: Marrëveshja për autostradat është e fshehtë, nëse nuk votohen ligjet ndërtimi do të jetë më i shtrenjtë se 1,3 miliardë euro
- LEXO: RMV, Kuvendi në fazë të parë i miratoi ndryshimet ligjore për ndërtimin e autostradave, u tërhoq ligji për trashëgimi kulturore
- LEXO: RMV, kompania që do të ndërtojë Korridorin 8 dhe të 10-D ka kontratë sy më sy
- LEXO: U nënshkrua marrëveshja për Korridorin 8 dhe 10D mes Qeverisë së RMV-së dhe Behtel-Enka, do të kushtojë 1.3 miliardë euro (VIDEO)
- LEXO: Qeveria e RMV-së e miratoi kontratën për Korridorin 8 dhe 10-D