Nga mesnata, karburantet do të shiten me çmime të reja, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE), transmeton Portalb.mk.
Benzina do të lirohet për 2,5 denarë për litër, ndërsa nafta do të shtrenjtohet për 2 denarë.
Me këtë vendim, çmimi i ri i Eurosuper BS-95 do të jetë 96 denarë për litër, ndërsa Eurosuper BS-98 do të shitet për 98 denarë për litër.
Ndërkaq, çmimi i naftës do të jetë 99 denarë për litër.
Vaji ekstra i lehtë për amvisëri shtrenjtohet për 2 denarë për litër dhe do të shitet me çmim prej 110,50 denarësh.
Çmimi i mazutit rritet për 1,837 denarë për kilogram dhe do të jetë 53,579 denarë.
Me vendimin e KRRE-së, çmimet me pakicë të derivateve të naftës rriten mesatarisht për 0,49 për qind, krahasuar me çmimet e përcaktuara me vendimin e mëparshëm, më 13 tetor 2026.