Autoritetet në Bullgari dhe Kroaci kanë bllokuar mbi 35 tonë speca nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria pasi analizat laboratorike zbuluan nivele të palejueshme pesticidesh, transmeton Portalb.mk.
Në Kroaci janë asgjësuar 14,7 tonë speca të kuq nga Shqipëria, ku u gjet fungicidi prokvinazid në përqendrim mbi nivelin e lejuar për këtë produkt.
Ndërkohë, autoritetet bullgare gjatë muajit të fundit kanë ndaluar dy ngarkesa me gjithsej mbi 21 tonë speca nga Maqedonia e Veriut. Një ngarkesë prej 9,5 tonësh pritet të asgjësohet, ndërsa një tjetër prej 11,6 tonësh ishte kthyer në Maqedoninë e Veriut.
Rastet u zbuluan gjatë kontrolleve dhe analizave laboratorike të produkteve.