Zjarri që shpërtheu mbrëmë në lagjen Shuto Orizare ka nisur rreth orës 03:20. Nga zjarri janë përfshirë mbi 20 dyqane, të gjitha në pronësi të një personi, transmeton Portalb.mk.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se nuk ka persona të lënduar dhe se po punohet për zbardhjen e rastit.
“Gjatë ditës së sotme (11.09.2026), rreth orës 03:20, në SPB Shkup është raportuar se në një qendër tregtare në territorin e Shuto Orizares janë përfshirë nga zjarri mbi 20 dyqane me tekstil dhe mallra të tjera, në pronësi të S.S., të cilat i kishte dhënë me qira. Zjarri është shuar nga Brigada për Mbrojtje Kundër Zjarrit-Shkup. Nuk ka persona të lënduar”, informoi MPB.
Nga aty thonë se do të kryhet mbikëqyrje në vendngjarje dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.