Mbrëmë të kujtova ty
Kujtimet më mbuluan
Të kërkova,
E shijova këtë dashuri
Bota jetoi me ty
Në duart e tua, në sytë e mi
Kujtime, kujtime…
Tani këndoj këngën time
Thesarin e dashurisë
E njoha me ty
E shijova ndjesinë e të dashuruarit
Ndërtova kullën e ndjenjave Krijova këngën tonë.
Lamtumirën nëse ma le,
Merrma shpirtin dhe shko
Lërma buzëqeshjen
Beso e mos harro!