Besa Dauti në OpenMic: Piktura nuk është TikTok që të bëhet virale, te ne nuk mund të mbijetosh vetëm me pikturë 

Në episodin e 29 të OpenMic në Portalb.mk flasim me piktoren Besa Dauti. 

Me Besën biseduam për artin, pikturën, sfidat që ky profesion ka në Maqedoninë e Veriut dhe shumë të tjera. 

Ajo thotë se ndër vite është rritur vlerësimi për pikturën, megjithatë ajo thotë se artistët marrin kritika për çmimet e pikturave, siç theksoi “ e mira ndonjëherë është e shtrenjtë”.

“Komisionet artistike në Ministrinë e Kulturës, aty hasim shpesh herë në probleme, që nëpër komisione caktojnë emra ose figura që nuk janë adekuate për atë punë, dhe nga mosdija e shpërfill një projekt dhe aty ndonjëherë thuash se do e lë krejt dhe nuk do merrem“, tha Dauti.

Besa theksoi se në vendin tonë nuk mund të mbijetosh vetëm nga piktura nëse nuk ke një punë apo rrogë tjetër.

“Në të gjitha artet nuk mundesh ti përnjëherë nëse nuk lufton me artin tënd është pak problem, pastaj piktura unë shpesh e them nuk është TikTok që të bëhet virale një pikturë”, tha Dauti. 

Për më tepër ndiqeni episodin e plotë. 

CTRL Z – CTRLZOpenMicPiktor(e)